‘Seancë kur të ketë marrëveshje’, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
11 gusht 2026
| 13:34
Kryesuesi Avni Dehari ka folur për seancën konstituive të Kuvendit.
Në një deklarim për medie, Dehari ka thënë se seanca do të thirret vetëm pasi të arrihet një marrëveshje mes partive politike.
“Seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje”, ka deklaruar Dehari.
Ai ka theksuar se vazhdimi i seancave pa një dakordim politik nuk do të sillte zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend.
“Me rregullore, por nuk ka sanksione për këtë. Më mirë është të kemi marrëveshje, që të zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca dhe nuk sollën asgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbaheshin seancat vazhdimisht, nëse nuk kemi rezultate?”, ka thënë Dehari.



