Haxhiu dekoron senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave

11 gusht 2026 | 13:31

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst, të cilën e ka cilësuar si mike të dëshmuar të Kosovës dhe zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit Kosovë-ShBA.

Haxhiu ka bëre me dije se me senatoren Ernst ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Amerikën.

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin senatores Ernst ndër vite, Haxhiu ka dekoruar senatoren amerikane me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin në fuqizimin e partneritetit Kosovë-ShBA dhe mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

“Me senatoren Ernst diskutova për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për çështjet e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekorova senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e çmuar në fuqizimin e partneritetit Kosovë-ShBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, ka njoftuar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj, siç ka…