Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi

27 shtator 2026 | 17:25

Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi.

Kështu është shprehur ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë një bashëkbisedimi me me kolumnistin e The New York Times, Nicholas Kristof, gjatë qëndrimit në Neë York javën që shkoi.

Sipas Osmanit, Serbia ende i mohon krimet e kryera në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në bashkëbisedimin me kolumnistin e The New York Times, Nicholas Kristof, gjatë qëndrimit në Neë York javën që shkoi, pata mundësinë të flas për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, për plagët ende të hapura, për varrezat masive dhe mijëra familje që ende presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë, për të mbijetuarit e dhunës seksuale, si dhe për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi, për mohimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, të cilat Serbia ende i mohon, si dhe për të ardhmen për të cilën duhet të punojmë, ku drejtësia për viktimat është gjithmonë parakusht për një paqe të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komuniteti shqiptar në Texas, të hënën në orën 13:00, sipas…