Aktakuzë për krime lufte në Reznik, dyshohet se u vranë nëntë civilë shqiptarë

12 gusht 2026 | 16:06

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, lidhur me ngjarjet e 6 prillit 1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Sipas aktakuzës, S.S., në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me S.T., i cili tashmë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

Prokuroria pretendon se disa nga viktimat janë djegur për së gjalli, ndërsa të tjerat janë djegur pasi paraprakisht ishin vrarë.

Në aktakuzë është thënë gjithashtu se S.S., së bashku me persona të armatosur, dyshohet se ka hyrë në shtëpitë e familjeve shqiptare, të cilat më pas janë plaçkitur dhe u është vënë zjarri.

Pas përfundimit të hetimeve, rasti i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri S.S. aktualisht ndodhet në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me situatën…