Bali Muharremaj nderon pas vdekjes Avdi Ibrahimin për kontributin në çështjen kombëtare

12 gusht 2026 | 18:34

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nderuar pas vdekjes me mirënjohje Avdi Ibrahimin, për kontributin e tij ndër vite në çështjen kombëtare.

Muharremaj ka bërë me dije se mirënjohja iu nda Ibrahimit për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e dhënë në shërbim të çështjes kombëtare.

“Për kontributin e tij në çështjen kombëtare, sot e nderova me mirënjohje (Post Mortum) z. Avdi Ibrahimi”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.

Ai ka shprehur respekt dhe nderim për të gjithë njerëzit që, përmes angazhimit dhe sakrificës së tyre, kanë kontribuar dhe kanë lënë gjurmë në shërbim të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mërgimtarë sot në Kuvendin e Kosovës bëri thirrje skandaloze.…