Gerta befason, nuk e ndjek më Oltën në Instagram!
12 gusht 2026
| 11:13
Dy motrat e famshme shqiptare, Olta dhe Gerta Gixhari, vazhdojnë të jenë tejet aktive në rrjetet sociale.
Për raportet jo aq të mira mes tyre është raportuar edhe më herët.
Së fundmi, një detaj ka tërhequr vëmendjen: Gerta nuk e ndjek më në Instagram motrën e saj, Oltën. Ndërkohë, kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.
Olta vazhdon ta ndjekë Gertën në Instagram, pavarësisht këtij veprimi nga ana e së motrës.





