Gjuajta me vezë, Gruda: Mirë ia ka bërë Time Kadrijaj, Albin Kurtit, le ta provojë edhe ai vetë atë sjellje

12 gusht 2026 | 10:53

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, duke iu referuar gjysmë-konfrontimit në Kuvend mes deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj, e cila hodhi vezë ndaj deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka deklaruar se personalisht nuk vepron në atë mënyrë, por është shprehur se “mirë ia ka bërë”.

“Le ta provojë njëherë zoti Kurti çka do të thotë me u sjell ashtu”.

“Mirë ia ka bërë. Ta provojë njëherë edhe zoti Kurti qysh është me u sjellë (si ai). Nuk mendoj se duhet t’i përsërisim metodat e njëjta. Unë s’e bëj atë, por mendoj se Time Kadrijaj ka bërë mirë. Le ta provojë njëherë zoti Kurti çka do të thotë me u sjellë ashtu. Ka hedhur gaz me 16 për qind, për mos me u zgjedh presidenti. Ne nuk po hedhim gaz, veç po i themi: ‘Respekto Kushtetutën, e ne do të rrimë në opozitë.’ Ky po thotë: ‘Jo, as opozitë.’ Kjo është vijë e kuqe që ne do të mbrojmë dinjitetin tonë si parti politike”, ka deklaruar ai në “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…