Selimi: Vuçiqi e ka ditur për planin e KFOR-it për tërheqjen nga ura e Ibrit, ka qenë pjesë e bisedimeve

12 gusht 2026 | 17:09

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i informuar prej muajsh për planet e KFOR-it për tërheqjen graduale nga ura e Ibrit në Mitrovicë dhe nga përgjegjësitë për Manastirin e Deçanit.

Selimi ka thënë se Vuçiq ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve, ndërsa akuzoi presidentin serb se tash po shtiret i befasuar dhe i zemëruar për të luajtur, sipas tij, rolin e viktimës në Serbi.

“Le të jemi 100% të qartë: Aleksandar Vuçiqi e dinte prej muajsh paraprakisht se planet strategjike të KFOR-it janë tërheqja nga ura në Mitrovicë dhe nga përgjegjësitë për Manastirin e Deçanit. Ai ishte pjesë e këtyre bisedimeve. Tani shtiret si i befasuar dhe i zemëruar, për të luajtur rolin e viktimës brenda Serbisë”, ka shkruar Selimi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se…