Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada amerikane: U theksua rëndësia e “marrëdhënieve konstruktive ShBA-Kosovë”

12 gusht 2026 | 11:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka bërë të ditur se vizita e senatores amerikane Joni Ernst në Kosovë i ka shërbyer asaj për të kuptuar më nga afër zhvillimet aktuale në vend.

“Senatorja Joni Ernst përmbylli vizitën e saj në Kosovë pas takimeve me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, përshëndetjes së trupave nga Iowa në Kampin Film City, si dhe vizitës në Kampin Bondsteel dhe takimit me pjesëtarët e përkushtuar të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it dhe Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkan”, është thënë në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Në njoftim është përmendur edhe nderimi i senatores me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Takimet produktive të senatores i ofruan asaj një pasqyrë të vlefshme dhe të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe theksuan rëndësinë e një marrëdhënieje konstruktive mes të ShBA-së dhe Kosovës”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”…