Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

13 gusht 2026 | 21:51

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim publik në lidhje me situatën politike.

Ai ka thënë se LDK-ja do të mbetet në opozitë, por do të hyjë në bisedime për Presidentin jopartiak.

Abdixhiku tha se janë të gatshëm të bisedojnë për një president që mbron interesat e Kosovës.

Për këtë ai tha se LDK nuk dëshiron asgjë në këmbim.

Tutje tha se më pushteti nuk ka drejtë të vonojë konstituimin e Kuvendit.

“Stabiliteti i shtetit nuk është mall për shkëmbim. Le të zgjedhim të gjithë bashkë, Presidentin që mbron Republikën dhe Kushtetutën. Le të zgjedhim një President që është vërtetë i Kosovës. Nga ky moment askush nuk ka më arsye, as alibi dhe as të drejtë ta vonojë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, tha Abdixhiku mes tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me…