Schuebel takohet me Gërvallën, BE-ja ofron mbështetje për reformat e Planit të Rritjes
29 shtator 2026
| 16:02
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, gjatë takimit Schuebel ka ofruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjitha komunitetet.
Në takim është diskutuar edhe për avancimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes, përfshirë Kodin Civil, si dhe për adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Zyra e BE-së ka bërë të ditur se Schuebel ka inkurajuar gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit të Kosovës me Komisionin e Venecias.



