Derdhet nafta nga një anije në brigjet e Omanit, mbulon rreth 1 300 kilometra katrorë

13 gusht 2026 | 16:53

Një derdhje nafte në brigjet e Omanit ka mbuluar rreth 1 300 kilometra katrorë, ka thënë për “CNN”-in organizata mjedisore Greenpeace.

Sipas autoriteteve omaneze, derdhja është përhapur deri në territorin e Omanit, rreth 200 kilometra larg cisternës së bllokuar në Detin Arabik.

Hanen Keskes, aktiviste e Greenpeace, ka thënë se analiza e tyre e imazheve satelitore ka treguar njolla të shpërndara, që do të thotë se nafta është përhapur në disa zona dhe nuk formon një masë të vetme të vazhdueshme.

Qeveria e Omanit ende nuk e ka konfirmuar madhësinë e zonave të prekura. Autoriteti i mjedisit në Oman nuk iu është përgjigjur pyetjeve të “CNN”-i.

Kompania britanike e sigurisë “Ambrey” ka thënë se ekipi i saj së shpejti do të jetë në vendngjarje, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar që përfshin anije dhe avionë, me “mbi 100 tonë pajisje”, por përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga sezoni i reshjeve të dendura të shiut (monsoon).

Cisterna Caroline Bezengi po transportonte rreth 800 000 fuçi naftë kur, sipas raportimeve, u sulmua. Anija, ndaj së cilës janë vendosur sanksione, besohet se është pjesë e “flotës së hijeve” të cisternave të naftës që përdoret nga Rusia.

Pas një “incidenti” të paidentifikuar më 6 qershor, jashtë ujërave territoriale të Omanit, cisterna doli në breg pranë ishullit Qibliyyah më 21 qershor, kanë thënë autoritetet omaneze.

Ndërsa disa vëzhgues të sigurisë kanë raportuar se në bord kishte ndodhur një shpërthim, natyra e incidentit ende nuk është përcaktuar.

Anija ishte larguar nga një zonë konflikti, Novorossiysku në Detin e Zi, ku Ukraina ka sulmuar anijet ruse – përpara se të lundronte pranë Jemenit, ku rebelët Huthi kanë sulmuar anijet tregtare në kuadër të konfliktit Iran-ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Radio Evropa e Lirë” ka përcjellë ushtarë të Brigadës së…