Lladrovci përgëzon Ali Ahmetin për marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon!

13 gusht 2026 | 14:51

Me rastin e 25-vjetorit të arritjes së marrëveshjes së Ohrit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar Ali Ahmetin, duke shprehur shpresën për arritje të mëtejme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lladrovci ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte një arritje e rëndësishme për shqiptarët dhe ka vlerësuar se fryma e saj vazhdon të jetë e fuqishme.

“Vëlla Ali, u bënë 25 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit. Kjo Marrëveshje ishte arritje e jashtëzakonshme e kombit tonë, bijave dhe bijve më të devotshëm të kombit, të cilët u ngritën për të mbrojtur, ruajtur dhe promovuar vlerën e kulturës, etnisë dhe të drejtave të shqiptarëve. Megjithëse viteve të fundit, themelet e Marrëveshjes së Ohrit, armiqtë e kombit shqiptar po provojnë t’i lëkundin, nuk do të kenë sukses, sepse, fryma e saj është e fortë, me vizionin për bashkëjetesë, mirëqenie dhe shtetin e të drejtës, fundja, ky mision është i trupëzuar te çdo shqiptar. Vëlla Ali, përgëzime me shpresë për arritje të mëtejme në Maqedoninë e Veriut, shekulli shqiptar vazhdon!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar…