Deklarata e Kuvendit për liderët e UÇK-së, Ramadani: Do të doja që kështu të harmonizuar ta votojmë edhe presidentin
28 shtator 2026
| 13:29
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas miratimit të deklaratës së harmonizuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ramadani ka thënë se do të dëshironte që një qasje e tillë e harmonizuar të arrihej edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
“Kuvendi miratoi deklaratën e harmonizuar. Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin e Kosovës”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



