Video që nuk e pamë, Gërvalla bëhet kinse është mërgimtare: Ne e nuhasim kush po dëshiron me vjedh
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë dje në takimin që deputetja e VV-së, Albulena Haxhiut, ka zhvilluar me mërgimtarët në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit.
Gjatë këtij takimit, Gërvalla ka folur si mërgimtare, ndonëse ka 6 vite jetoni në Kosovës.
Në videon që e ka publikuar në profilin e saj në Facebook, Gërvall dëgjohet duke thënë se mergimtarët e nuhasim më shumë se qytetarët e Kosovës se kush prej politikaneve dëshiron të vjedh e kush të punoi.
Sipas saj, kjo ndodh për shkak se mërgimtaret jetojnë në demokraci më të zhvilluara.
“Ne jetojmë ne shtete ku demokracia është më e zhvilluar, ne e nuhasim kush është ka do me vjedh dhe e nuhasim kush është ka do me punu. Ne si mërgatë e përkrahim atë që punon”, ka thënë Gërvalla.
Ky grup i mërgimtarëve, më pas shkon në sallën e Kuvendit dhe fillon fyerjet dhe sharjet ndaj deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.



