Lushtaku: Kurti dëshiron t’i kontrollojë të gjitha pozitat e larta shtetërore

14 gusht 2026 | 10:01

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uzurpuar pozitën e kryeministrit në detyrë të Kosovës.

Lushtaku në emisionin “Ora 7”, ka thënë se kryetari i LV-së, Albin Kurti po tenton t’i kontrollojë të gjitha pozitat e larta shtetërore.

“Jo as sot nuk u takuam me kryetarin e LV-së, deputetin Albin Kurti i cili e ka uzurpuar se dy vite edhe pozitën e kryeministrit në detyrë dhe kjo për ne është një shqetësim i madh… Po shihet qartë që ai po dëshiron t’i kapë të gjitha pozicionet e larta shtetërore dhe ashtu t’i kontrollojë dhe të kap çdo pore të jetës dhe ashtu si një parti e majtë ekstreme të zhvilloi politikën e saj degraduese dhe sigurisht ne po shohim edhe pasojat e mëdha në ekonomi dhe adresimin e problemeve të qytetarëve”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ben Blushi Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se…