Gjukanoviqi: Nacionalistët serbë në Serbi po krijojnë atmosferë si në fund të shekullit XIX
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka kritikuar klimën politike në Serbi, duke thënë se nacionalistët serbomëdhenj po krijojnë një atmosferë të ngjashme me atë të fundit të shekullit XIX.
“Edhe pse nacionalistët serbomëdhenj në Serbi po krijojnë një atmosferë të ngjashme me atë të fundit të shekullit XIX, kur malazezët dëboheshin nga Serbia, besoj se kjo do të jetë jetëshkurtër dhe se Serbia shumicë, normale, nuk e mbështet këtë”, ka deklaruar Gjukanoviq.
Ai ka thënë se malazezët tashmë janë vendosur në qendër të sulmeve nacionaliste në Serbi.
“Duket se nga vendi i parë kemi larguar edhe armiqtë tradicionalë të serbomëdhenjve, ‘ustashët’, të cilët deri dje ishin të pakonkurrueshëm. Dikush dikur tha se ‘i vetmi mëkat i Serbisë është se e ka dashur shumë Malin e Zi’. Me sa duket, rruga nga dashuria te urrejtja është shumë e shkurtër”, është shprehur Gjukanoviq.



