Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandezin, Chelsea kërkon më shumë

14 gusht 2026 | 16:54

Manchester City ka bërë një lëvizje të fuqishme për Enzo Fernandez, duke i ofruar Chelsea-t 120 milionë euro për mesfushorin argjentinas.

Sipas raportimeve të fundit, “Qytetarët” duan ta transferojnë kampionin e botës në “Etihad”, ndërsa Chelsea nuk është i gatshëm ta pranojë ofertën fillestare dhe kërkon rreth 140 milionë euro për kartonin e tij.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, me Manchester Cityn që duket se duhet të rrisë ofertën nëse dëshiron ta bindë Chelsea-n për shitjen e 25-vjeçarit.

Interesimi i Cityt për Fernandez lidhet edhe me pasiguritë në mesfushë, veçanërisht me të ardhmen e Rodrit, i cili është objektiv i Barcelonës. Trajneri Enzo Maresca e njeh mirë Fernándezin nga koha e tij te Chelsea dhe dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij.

Megjithatë, situata mbetet e komplikuar. Chelsea kishte vendosur një afat të premten për ofertën e Cityt, ndërsa Maresca ka deklaruar se Manchester City nuk do të bëjë transferime të reja të premten.

Nëse marrëveshja realizohet për 140 milionë euro, Fernández do të bëhej një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit dhe do t’i afrohej rekordit britanik që u vendos pikërisht nga Chelsea kur e bleu argjentinasin nga Benfica në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të përfaqësohet me dy ekipe kombëtare në disiplinën…