MARRËVESHJA E ORHRIT – KULMI I KARIERËS SË AMBASADORIT TË SHBA JAMES W. PARDEW

14 gusht 2026 | 19:22


Ismet Sylejmani

Marrëveshja e Ohrit, për Ambasadorin Amerikan James W. Pardew, ishte arritja më e madhe në karrierën e Tij profesionale!

Marrëveshja e Ohrit, është marrëveshja historike e cila realizoi ëndrrën e popullit shqiptar, për jetë të barabartë e me dinjitet në tokën e tij në Maqedoninë e Veriut!

“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”!

Opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet ta dij se njëri nga arkitektët e Marrëveshjes së Ohrit është Ambasadori Amerikan James W. Pardew, i cili jo vetëm nuk e ka fshehur, por e ka thënë me vendosmëri dhe krenari, se Marrëveshja e Ohrit, ishte pika kryesore e karrierës së tij profesionale!

Marrëveshja e Ohrit është e shenjtë për shqiptarët, Ajo është e ujitur me gjakun e derdhur për li të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Gjithashtu Marrëveshja e Ohrit, mban vulën e pashlyer të Ambasadorit të SHBA-së, Mikut të Madh të Kombit tonë, të pavdekshmit James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur gjakun e derdhur për liri të luftëtarëve të UÇK-së, Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur mbi pikën kryesore të karrierës profesionale të Ambasadorit Amerikan James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, shkel mbi SHBA-në, EU-në dhe mbi Maqedoninë e Veriut, anëtare të NATO-s!

Prishtinë, 14 Gusht 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raif Gashi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…