PDK-ja i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia ka përsëritur kërkesën Avni Deharit që ta thërras vazhdimin e seancës.
Vlora Çitaku, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sekretare e kësaj partie, nëpërmjet një letre i ka kërkuar Deharit që vazhdimi i seancës konstituive të bëhet sot më 16 gusht, në ora 11:00.
Çitaku ka rikujtuar se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një situatë “të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.
“Duhet te keni parasysh se, sipas jurisprudences se Gjykates Kushtetuese, pavaresisht tejkalimit te afatit kushtetues, Kuvendi duhet te konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin per konstituimin e tij”, theksohet në letrën e PDK-së.
“Pergjegjesia juaj eshte te mundesoni zhvillimin dhe vazhdimin e seances deri ne konstituimin e Kuvendit. Nuk eshte ne kompetencen tuaj qe, mbi bazen e vleresimeve apo konsideratave politike, te vendosni nese dhe kur duhet te vazhdoje procesi i konstituimit te Kuvendit”, vijon letra drejtuar Deharit.
Vazhdimin e seancës PDK e ka kërkuar edhe dje në një konferencë për media që e ka mbajtur nënkryetari Uran Ismaili. Por, në një reagim në facebook Dehari e ka hedhur poshtë mundësinë që të thërras seancë duke thënë madje se ka rrezik edhe për konflikt fizik.
Letra e plotë:





