Sot s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

16 gusht 2026 | 08:18

Sot nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki Fazli Gashi nga Mleqani, i lindur në vitin 1954,…