28 vjet nga vrasja e dëshmorit Cen Dugolli

17 gusht 2026 | 08:21

Sot bëhen 28 vjet nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.

Dugolli, një ndër veprimtarët e hershëm të rezistencës, u vra më 17 gusht 1998 nga forcat serbe derisa mbahej në burg.

Ai humbi jetën si pasojë e torturave të rënda të ushtruara nga policia serbe, por nuk u dorëzua dhe nuk zbuloi aktivitetet e bashkëluftëtarëve të tij në ilegalitet.

Pas vrasjes së tij, bashkëshortja dhe fëmijët e Cen Dugollit jetuan për disa vjet në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca ka paralajmëruar konferencë për media që do të mbahet…