Haliti: Vetëvendosje nuk është e interesuar për koalicion, më së paku me PDK-në

17 gusht 2026 | 10:29

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se nuk sheh një ofertë publike nga Albin Kurti për koalicion, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e tij personal për qëndrimin e Vetëvendosjes.

“Por, Albin Kurti nuk ka asnjë ofertë publike që mund të flasim për ofertën e Albin Kurtit, ashtu siç nuk e ka as PDK-ja ndonjë ofertë të deklaruar përmes të cilës qytetarët, dhe ndërkombëtarët e shohin se cilat janë kërkesat-ofertat drejtuar LV-së lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm. Mendimi im personal është që Vetëvendosje nuk është e interesuar që të hyjë në koalicion, e në këtë rast më së paku me PDK-në”, ka thënë ai për “Front Online”.

Ai ka thënë se, për sa i përket PDK-së, nuk mund ta detyrojë partinë të hyjë në një marrëveshje nëse një e tillë nuk ekziston.

“Unë e mbështes çdo koalicion sa i përket PDK-së, për të cilën ka marrëveshje, nëse s’ka marrëveshje unë s’mund ta detyrojë PDK-në”, u është shprehur Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Kurti nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve…