Këta janë vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Podujevë
Mbrëmë ndodhi aksident i rëndë në fshatin Surkish të Podujevës, ku pas përplasjes së një Volkswagen Golf me një BMW humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.
Siç mëson Sinjali, viktima të këtij aksidenti tragjik janë vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova, nga fshati Dumnicë e Podujevës.
Përplasja ka rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin që ndodheshin në Golf, të dy nga fshati Dumnicë e Podujevës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Trafikut që të merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e pajetë, të cilët janë dërguar për obduksion.
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt i hetimeve.




