Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15 për qind të vizitorëve të huaj

17 gusht 2026 | 14:34

Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në Shqipëri është rritur me 17 për qind në qershor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa net-qëndrimet janë shtuar me 9.8 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për Strukturat Akomoduese.

Rritja ishte më e theksuar te vizitorët e huaj. Numri i tyre është rritur me 20.6 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2025, ndërsa vizitorët rezidentë janë shtuar me 7 për qind. Net-qëndrimet e të huajve janë rritur me 9.2 për qind, ndërsa ato të rezidentëve me 11.8 për qind.

Të dhënat e qershorit vijnë pas një ecurie me luhatje të turizmit gjatë këtij viti, ku dinamika ka ndryshuar nga muaji në muaj. Operatorët turistikë presin që në tërësi sezoni të ketë një ecuri të ngjashme, por bilanci më i plotë i sezonit do të mund të shihet pas përfundimit të muajve kryesorë të verës.

Në qershor, rritja e vizitorëve të huaj ishte më e dukshme në zonat bregdetare. Numri i tyre  ka arritur në 323 426, nga 253 867 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që paraqet rritje prej rreth 27.4 për qind. Në zonat jobregdetare numri është rritur në 122 420, nga 115 816, ose me rreth 5.7 për qind.

Hotelet dhe strukturat e ngjashme kanë pritur 401 836 vizitorë të huaj, krahasuar me 336, 26 në qershor 2025. Në akomodimet për pushime dhe strukturat e tjera afatshkurtra, numri i vizitorëve të huaj është rritur në 39 457, nga 27 227 një vit më parë. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 41.3 për qind, nga 39.5 për qind në qershor 2025, duke shënuar rritje prej 1.8 pikë përqindjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për, siç…