Dogana dhe Gjykata e Apelit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, është pritur në takim nga kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, ku është diskutuar për çështje me interes të përbashkët dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Sipas njoftimit, gjatë takimit janë trajtuar tema që lidhen me punën, përgjegjësitë dhe zbatimin e detyrimeve ligjore nga Dogana e Kosovës dhe Gjykata e Apelit.
Në fokus të takimit ka qenë avancimi i komunikimit dhe koordinimit institucional, veçanërisht për çështjet që janë me interes të përbashkët për të dy institucionet.
Llugaliu dhe Totaj kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të zbatimit të drejtë dhe efikas të legjislacionit, si dhe përmbushjes së përgjegjësive që burojnë nga mandatet ligjore të institucioneve.
Në përfundim të takimit, të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të koordinimit dhe komunikimit në përmbushjen sa më efikase të përgjegjësive ligjore.



