BQK-ja lanson Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

02 tetor 2026 | 13:13

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka lansuar Panelin e Gjelbër, një platformë interaktive që mundëson monitorimin dhe vizualizimin e indikatorëve klimatikë, mjedisorë, makroekonomikë dhe financiarë.

Sipas BQK-së, platforma synon të ndihmojë në analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike dhe tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Paneli është zhvilluar në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së 2024–2028 dhe paraqet një nga hapat në zbatimin e Udhërrëfyesit Strategjik për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen e Rreziqeve të Lidhura me Klimën dhe Mjedisin në Sektorin Financiar për periudhën 2025–2027.

Platforma bashkon të dhëna nga institucione vendore dhe organizata ndërkombëtare në një burim të centralizuar, duke u mundësuar përdoruesve krahasimin dhe analizimin e indikatorëve sipas viteve, vendeve dhe kategorive të ndryshme.

BQK ka bërë të ditur se Paneli i Gjelbër do të kontribuojë edhe në identifikimin e boshllëqeve në të dhëna, përmirësimin e raportimit dhe forcimin e kapaciteteve analitike, ndërsa do të rrisë transparencën dhe qasjen në informacion për institucionet, sektorin financiar, studiuesit dhe publikun.

Paneli i Gjelbër është zhvilluar nga BQK-ja me mbështetjen e Bankës Botërore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Superliga e basketbollit vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros…