TË VËRTETAT RRETH MARRËVESHJES SË OHRIT

17 gusht 2026 | 00:29


Ismet Sylejmani

LIBRI PËR MARRËVESHJEN E OHRIT, TË AUTORIT MR. SC. ISMET JONUZI – KROSI, HEDHË DRITË TË PLOTË MBI KËTË DOKUMENT E NGJARJE NGA MË TË RËNDËSISHMET TË HISTORISË SË RE TË POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONI TË VERIUT DHE TË PASURISË SË HISTORIOGRAFISË BOTËRORE!

MARRËVESHJA E OHRIT LINDI NGA KOMUNIKATA NUMËR 6 E USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

Qyteti i Ohrit u bë qyteti më i njohur në botë, sepse aty u arrit njëra nga Marrëveshjet historike më të mëdha për paqe dhe demokraci euroatlantike! Ohrin e ka bërë të njohur dhe me ndikim të fuqishëm Marrëveshja Kornizë, marrëveshje kjo që buroi 100% nga lufta heroike dhe titanike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe për herë të parë u ideua nga Kryekomandanti i saj i Përgjithshëm, nga
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti!

Kjo Marrëveshje historike si asnjë tjetër për në hapësirat e ish-Jugosllavisë, u mbështet fuqishëm nga faktori politik botëror i udhëhequr nga SHBA!

Marrëveshja Ohrit pati një unitet të fuqishëm të Fuqive të Mëdha rreth saj, prandaj dhe u bë e mundur, ndalja dhe përfundimi i luftës së armatosur dhe arritja e paqes dhe vendosja e demokracisë euroatlantike!

Figurat e mëdha botërore dhe personalitet e fuqishme të rreshtave të parë më në krye Ambasadorin e SHBA-së James W. Pardew, pastaj përfaqësuesi i NATO-s Peter Feith dhe përfaqësuesi i BE-së Fransoa Leotar, ishin promotorë të pandalshëm dhe të vendosur për të shënuar suksese me çdo kusht!

Rroli i faktorit politik maqedonas në instancat shtetërore të IRJM-së, nën presionin
e diplomacisë ndërkombëtare në njërën anë, dhe të faktorit politik legal shqiptar në
anën tjetër, ishte në funksion të hapit të domosdoshëm e të detyrueshëm progresiv të epokës së re, që po lëndëte në truallin e larë me gjak të Maqedonisë jugosllave!

Marrëveshja e Ohrit lindi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe zanafilla e saj në embrion është Komunikata nr. 6 e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Marrëveshja e Ohrit mbanë vulë të madhe shqiptare dhe është në funksion të plotë të jetës së lirë dhe të barabartë kombëtare, politike e shtetërore me bazë të thellë dhe të fuqishme euroatlantike!

Ohri në Maqedoninë e Veriut, mbetet qyteti model ku është arritur Marrëveshja Historike më funksionale dhe më me ndikim rajonal dhe ndërkombëtarë! Marrëveshja e Ohrit, në historinë e Maqedonisë së Veriut po shihet
qartë se ishte goditja në shenjë nga të gjithë aktorët, duke u nisur nga Ai që e financoi(me urdhër të Kryekomandantit dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, u financua mbi 250, 000 CHF), nga hartuesi profesionalist, pastaj edhe të faktorëve të paevitueshëm relevant që kontribuan në arritjen dhe zbatimin e sajë, do të dëshmohet se jo vetëm ishte më e madhja, më e mira dhe më e suksesshmja, por edhe do të ofrohet e propozohet për zgjidhje të qëndrueshme në situata të ngjashme dhe të përafërta kudo në botë!

Lufta heroike dhe mbinjerëzore e luftëtarëve, ushtarëve dhe komandantëve sypatrembur e të komanduar me trimëri e guxim nga Kryekomandanti Ali Ahmeti dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, u bënë njëra nga bazat e fuqishme jo vetëm të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, në BE dhe mekanizma të tjerë relevant strategjik euroatlantik!

Libri për Marrëveshjen e Ohrit, të autorit Mr. Sc. Ismet Jonuzi – Krosi, hedhë dritë të plotë mbi këtë dokument e ngjarje nga më të rëndësishmet të historisë së re të popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut dhe të pasurisë së historiografisë botërore!

MARRËVESHJA E ORHRIT – KULMI I KARIERËS SË
AMBASADORIT TË SHBA JAMES W. PARDEW

Marrëveshja e Ohrit, për Ambasadorin Amerikan James W. Pardew, ishte arritja më e madhe në karrierën e Tij profesionale! Marrëveshja e Ohrit, është marrëveshja historike e cila realizoi ëndrrën e popullit shqiptar, për jetë të barabartë e me dinjitet në tokën e tij në Maqedoninë e Veriut!

“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. I consider the Ohrid Agreement
to be the highlight of my professional career. jp…”!

Z. Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira. Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës sime profesionale.

James W. Pardew!

Ma ka shkruar Ambasadori Amerikan James W. Pardew, gjatë komunikimit të Tij, me mua në facebook, më 5 Maj 2021, në ora 20:49!

Opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet ta dij se njëri nga arkitektët e Marrëveshjes së Ohrit është Ambasadori Amerikan James W. Pardew, i cili jo vetëm nuk e ka fshehur, por e ka thënë me vendosmëri dhe krenari, se Marrëveshja e Ohrit, ishte pika kryesore e karrierës së tij profesionale!

Marrëveshja e Ohrit është e shenjtë për shqiptarët, Ajo është e ujitur me gjakun e derdhur për li të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Gjithashtu Marrëveshja e Ohrit, mban vulën e pashlyer të Ambasadorit të SHBA-së, Mikut të Madh të Kombit tonë, të pavdekshmit James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur gjakun e derdhur për liri të luftëtarëve të UÇK-së, Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur mbi pikën kryesore të karrierës profesionale të Ambasadorit Amerikan James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, shkel mbi SHBA-në, EU-në dhe mbi Maqedoninë e Veriut, anëtare të NATO-s!

Prishtinë, më 3 Nëntor 2024
Konsulent: Ismet Sylejmani, Oficer i Lartë i UÇK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria "Lëvizja" më 14 gusht 2026, në Strugë organizoi Konferencë…