Hajni kapet në flagrancë në shtëpinë e mërgimtarit në Prishtinë

18 gusht 2026 | 10:22

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi.

Policia bën të ditur përmes raportit se rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 14:55, ndërsa shtëpia iu përket pronarëve që jetojnë jashtë vendit.

I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 17.08.2026 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari m/k për arsye se i njëjti ishte kapur në flagrancë duke vjedhur nga një shtëpi pronarët e së cilës jetojnë jashtë shtetit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës…