Interpretimi i Andin Hotit: S’ka matematikë që zgjedhjet të mbahen në dhjetor – nëse shkojmë, shkojmë në nëntor

18 gusht 2026 | 18:37

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti tha se zgjedhjet e reja, nëse shkaktohen “nuk ka matematikë” të mbahen në fund të dhjetorit.

Hoti tha në T7 se “nëse ne shkojmë në zgjedhje – e uroj të mos shkojmë në zgjedhje – shkojmë potencialisht në muajin nëntor”.

“Unë i kam parë edhe disa interpretime në media që dikush thotë se ‘tendenca juaj është që ta çoni vendin në zgjedhje në fund të dhjetorit’. Më fal, nuk ka matematikë të thjeshtë që mund t’i shtyjë zgjedhjet në fund të dhjetorit. Nuk ka matematikë”, tha ai.
“Në tetor i kalon mandati U.D. Presidentes. Nëse ne tash shkojmë në zgjedhje ose prej 5 shtatorit shkojmë në zgjedhje, janë 45 ditë në pyetje. Edhe në tetor nëse shkojmë në zgjedhje janë 45 ditë në pyetje, që i bie diku gjysma e nëntorit, por jo fundi i dhjetorit”, tha Hoti.

Ai tha se “fundi i dhjetorit është diku 130 ditë prej sot”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha para pak ditësh se Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron ta konstituojë Kuvendin, “sepse i ka dy qëllime politike”.

“Ta mbajë Kosovën të bllokuar deri ditën kur pretendon ta marrë pushtetin absolut. Nëse në këtë rrugë nuk arrin ta marrë Presidentin, ata po duan ta çojnë vendin në zgjedhje në një datë që u konvenon atyre”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dil jashtë ore, dil jashtë, shtrihu”, ky është momenti kur…