Ramadani: Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit, LDK-ja e PDK-ja ranë në lojën e tij

04 tetor 2026 | 10:47

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka thënë se në lojën e Kurtit kanë rënë fillimisht LDK-ja, pastaj edhe PDK-ja.

“Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt! Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi. ALEANCA mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për asfaltimi e…