Rritet numri i shtatzënive nga IVF-ja në QKUK, konfirmohet edhe një rast i ri

18 gusht 2026 | 13:41

Numri i shtatzënive të arritura përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shënon rritje.

Të martën është konfirmuar edhe një shtatzëni e re, e arritur përmes procedurave të IVF-së në Klinikën e Gjinekologjisë.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndreaj.

Ndërkohë, vetëm para disa ditësh, në këtë klinikë ishin konfirmuar edhe dy shtatzëni të tjera, të arritura përmes IVF-së. Këtyre rasteve u paraprin edhe rasti i parë i shtatzënisë së konfirmuar përmes procedurave të IVF-së në QKUK, duke e çuar në rritje numrin e rasteve të suksesshme të trajtuara në Klinikën e Gjinekologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e realizimit të planifikimeve të prokurimit publik po vazhdon…