Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

19 gusht 2026 | 08:10

Gjermania dëshiron t’i rizgjasë kontrollet në kufijtë e jashtëm të vendit. Nëse Komisioni Evropian nuk kundërshton, kjo masë do të mbetet në fuqi deri në mars 2027.

Kontrollet në kufijtë e jashtëm të Gjermanisë pritet të zgjaten edhe me gjashtë muaj të tjerë, pra deri në mesin e marsit 2027. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, njoftoi zyrtarisht për këtë masë Komisionit Evropian. “Zhvillimet në kufijtë e jashtëm evropianë tregojnë se frenimi i migracionittë paligjshëm kërkon ende kontrolle”, tha Dobrindt për gazetën Bild.

Politikani i CSU-së e kishte paralajmëruar këtë hap që në fund të korrikut, kur dhjetëra-mijëra migrantë kaluan kufirin nga Maroku drejt eksklavës spanjolle Ceuta në Afrikën e Veriut.

Zgjatje e kontrolleve kufitare pavarësisht kritikave

Megjithëse kufijtë brenda Bashkimit Evropian në parim duhet të jenë të hapura, që nga 16 shtatori 2024 në të gjithë kufijtë e jashtëm të Gjermanisë janë rikthyer kontrollet. Ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, dha urdhëruar për këtë masë për të kufizuar numrin e hyrjeve të paligjshme në Gjermani.

Pavarësisht kritikave në rritje kjo masë është zgjatur tashmë tri herë, herën e fundit deri më 15 shtator 2026. Nëse Komisioni Evropian nuk paraqet kundërshtime, zgjatja e radhës do të hyjë në fuqi edhe për gjashtë muaj, pra deri në mesin e marsit 2027.

Sipas Marrëveshjes së Shengenitnjë shtet anëtar i BE-së lejohet të rikthejë kontrollet kufitare vetëm në rast të “rrethanave të jashtëzakonshme”. Rikthimi i kontrolloeve duhet të jetë i përkohshëm dhe të përdoret si mjeti i fundit.

Në korrik Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, kërkoi sërish që Gjermania t’u japë fund kontrolleve kufitare. /DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të…