Madonna triumfon sërish! 11 nominime në VMA 2026, lë pas Taylor Swift

19 gusht 2026 | 14:53

Rikthehet fuqishëm Madonna në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar edhe një herë se ikona e popit nuk njeh moshë dhe as rivalitet.

Madonna kryeson listën e nominimeve për MTV Video Music Awards 2026 me plot 11 kandidatura, duke lënë pas Taylor Sëift, e cila këtë vit ka marrë nëntë nominime.

Mes kategorive më të rëndësishme ku garon Madonna është edhe çmimi për Videon e Vitit, me “Confessions II – The Film”.

Në këtë kategori përballë saj është edhe Taylor Swift me “The Fate of Ophelia”, këngë nga albumi i saj më i fundit, “The Life of a Showgirl”.

Për Madonna-n, nominimet e këtij viti janë një tjetër dëshmi e ndikimit dhe jetëgjatësisë së saj në muzikën botërore. Ajo ka fituar deri tani 20 trofe MTV VMA, duke mbetur një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e ceremonisë.

Por edhe Taylor Swift vazhdon të shkruajë historinë e saj. Ajo dhe Beyoncé kryesojnë listën e artisteve me më shumë fitore në historinë e VMA-ve, me nga 30 trofe secila.

Në garë janë edhe Ariana Grande dhe Sabrina Carpenter, të cilat kanë siguruar nga shtatë nominime. Grande fitoi vitin e kaluar çmimin për Videon e Vitit.

Këtë vit, publiku do të ketë një rol të rëndësishëm, pasi mund të votojë online në 13 kategori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë objekte të ndërtuara në mënyrë ilegale në afërsi të…