Rrënohen pesë objekte afër liqenit të Radoniqit

19 gusht 2026 | 14:46

Pesë objekte të ndërtuara në mënyrë ilegale në afërsi të Liqenit të Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se objektet ishin ndërtuar pa leje.

Sipas saj, institucionet do të vazhdojnë të ndërmarrin masa për mbrojtjen e pronave publike dhe hapësirave natyrore në vend.

Pacolli ka bërë me dije se Inspektorati i Mjedisit do të vazhdojë me aksione të ngjashme në të gjitha pjesët e Kosovës, me fokus në mbrojtjen e pronave ujore, burimeve të ujit të pijshëm dhe natyrës.

“Pronat publike dhe hapësirat natyrore do të mbrohen me vendosmëri”, ka deklaruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Autotransport Jetoni Grup shpk shpall të pavlefshme certifikatën e TVSh-së,…