Blindohet me policë hyrja e Qeverisë – protestuesit mobilizohen për të mos lejuar largimin e deputetëve nga Kuvendi
05 tetor 2026
| 17:34
Një kordon me policë është vendosur në oborrin e Qeverisë, ndërsa protestuesit janë përgatitur për të mos i lënë zyrtarët qeveritarë dhe deputetët të dalin nga institucionet shtetërore.
Në hyrje të Qeverisë po qëndron një grumbull policësh, ndërsa protestuesit dëgjohen në një video të Demos që paralajmërojnë njëri-tjetrin që të përgatiten për t’i penguar fizikisht zyrtarët qeveritarë dhe deputetët të dalin nga Qeveria dhe Kuvendi.
Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri tha më herët për T7 se “deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”.



