Sot s’ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

19 gusht 2026 | 08:13

Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e MIT-së për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria deklaron se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka shtyrë me tre…