Mes thirrjesh ‘tradhtare’ e krismave të mjeteve piroteknike, Gërvalla ngutet për të hyrë në Kuvend (video)
05 tetor 2026
| 12:36
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka arritur në Kuvendin e Kosovës para pak minutash.
Në hyrje të objektit të Kuvendit, ajo është përcjellë me brohoritje nga protestuesit, të cilët e kanë quajtur edhe “tradhtare”.
Gjatë hyrjes në Kuvend janë dëgjuar edhe krisma të mjeteve piroteknike, gjë që ka bërë që Gërvalla të ngutet për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.



