Totaj: Do të protestojmë, qeverisja e VV-së po i shkatërron komunat

19 gusht 2026 | 23:49

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje për dëmet që sipas tij, u janë shkaktuar komunave nga mënyra se si i kanë dobësuar ato me marrjen e kompetencave.

Ai ka folur për protestën që kanë organizuar kryetarët e komunave, për të kundërshtuar qasjen e nivelit qendor karshi atij lokal.

Totaj ka përmendur disa prej vendimeve që sipas tij, do të dëmtojnë shumë komunat, në rast se jetësohen planet e nivelit qëndror për t’ia marrë krejt kompetencat atij lokal.

Kreu i Prizrenit ka përmendur, shkurtimin e grantit të performancës, marrjen e kompetencës për rekrutimin e stafit, si dhe pronat komunale.

Ai ka thënë se kjo do t’i shkatërronte komunat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lokal është përfshirë nga zjarri gjatë mbrëmjes së sotme…