72 armë, mitralozë, pushkë e granata, Hoxha jep detaje të reja për armatimin në veri

20 gusht 2026 | 16:37

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje në konferencën e sotme lidhur me operacionet e zhvilluara në veri të vendit.

Gjatë aksioneve janë sekuestruar 72 armë, përfshirë 2 mitralozë, 11 AK-47, 27 pushkë gjuetie dhe 1 pushkë ajrore, si dhe 7 granata dore.

Po ashtu, janë gjetur mjete shpërthyese e piroteknike, mijëra municione dhe uniforma ushtarake serbe.

Hoxha tha se Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe qëllimin e posedimit të këtij armatimi.

Duke folur në konferencën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se zbulimi i arsenalit ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve të Kosovës.

“Ky arsenal armësh, municioni e pajisjesh është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, një zonë tashmë e njohur për të gjithë ne. Pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive, në të cilat janë gjetur mbetje mortore të 23 personave”, ka deklaruar Sveçla.

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ferizaj takohen maturantët e brezit të artë  Shkruan: Ali…