Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike

20 gusht 2026 | 11:09

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia rikthehet në fushën e saj për një tjetër mbrëmje të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Rrogozhina do të luajë në stadiumin “Arena Egnatia” ndeshjen e parë të play-offit kualifikues të Ligës së Evropës kundër ekipit nga Norvegjia, Lillestrom.

Kjo ndeshje luhet sot prej orës 19:00 dhe është e para prej tri ndeshjeve që ekipet shqiptare i luajnë këtë mbrëmje në Evropë.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Shamrock Rovers, Egnatia ka siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në play-offin e Ligës së Evropës, duke garantuar njëkohësisht pjesëmarrjen në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 ndaj Shamrock Rovers në “Arena Egnatia”.

Ky rezultat jo vetëm që përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Irlandë, por i dha klubit rrogozhinas një tjetër mundësi për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian për klube.

Përballë do të jetë Lillestrom, një skuadër e madhe norvegjeze kurse për Egnatian është një tjetër sfidë e rëndësishme në aventurën e saj evropiane.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rrogozhinë, ndërsa përballja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Norvegji.

Egnatia synon të vijojë të shkruajë historinë dhe të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare edhe pse tashmë ka të sigurt paraqitjen në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. Në këto dy ndeshje, Drita duhet ta eliminojë skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaldes në “play-offin” kualifikues të Ligës së Konferencës për të qenë pjesë e fazës zyrtare të kësaj gare të UEFA-s, që është niveli itretë. Ndeshjen e parë të “play-offit”, Drita e luan si vendase, ku sonte prej orës 20:00 e pret Interin e Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Po ashtu, Drita pret përkrahje të madhe nga tribunat pasi prej të martës ka nxjerrë në shitje biletat, fillimisht në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë, që dolën në shitje gjatë ditës së sotme. Te Drita ka optimizëm për të dyja përballjet me ekipinnga Andorra, të cilin e kishte mposhtur 2:1 në turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve në sezonin 2020/21. Trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Igball Jashari, kanë pranuar në konferencën për shtyp se synimi i Dritës është ta fitojë këtë ndeshje dhe me një këmbë të jetë e kualifikuar në fazën e ligës. Sigurisht, kanë insistuar se kanë respekt dhe vlerësim maksimal për kundërshtarin që sikurse Drita kualifikimet këtë sezon në garat evropiane i nisi në Ligën e Kampionëve për t’i vazhduar në Ligën e Konferencës pas eliminimit në raundin e parë.…