Kosovë – Izmir, drejt bashkëpunimit më të fuqishëm ekonomik

20 gusht 2026 | 13:32

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim kryetarin e qytetit të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, ku u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe këtij metropoli turk me rreth 4.5 milionë banorë.

Në takim u veçua interesi i kompanive nga Izmiri për të bashkëpunuar me bizneset kosovare, veçanërisht në prodhim, industrinë e çelikut, tekstil dhe makineri bujqësore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të organizohet një mision ekonomik i bizneseve nga Izmiri në Kosovë, me takime B2B, vizita në kompani prodhuese dhe prezantim të mundësive konkrete për tregti, investime dhe partneritete të reja.

OEK-u ka theksuar se mbetet e përkushtuar në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe në promovimin e Kosovës si destinacion për investime dhe partneritete ndërkombëtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se afati…