Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit
21 gusht 2026
| 16:47
Kombëtarja e Argjentinës është dënuar ashpër nga FIFA pas ngjarjeve të finales së Botërorit 2026.
E gjithë kjo erdhi pas veprimeve të lojtarëve të tyre gjatë finales së Botërorit ndaj Spanjës, ku madje edhe sulmuan lojtarët kundërshtarë.
Nga ky dënim më së shumti u penalizua Leandro Paredes, i cili do të dënohet me 10 ndeshje.
Po ashtu edhe Nahuel Molina do të dënohet me 7 ndeshje, anëtari i stafit Roberto Ayala me 3 ndeshje si dhe Thiago Almada me Gavin me nga një ndeshje.
Po ashtu, Argjentina do të luaj dy ndeshjet e para si vendas me vetëm 50% të shikuesve.
Argjentina, kujtojmë se e kishte humbur finalen e Botërorit ndaj Spanjës me rezultat 1-0 pas golit të Ferran Torresit.





