Peci përkujton Bajram Rexhepin: Pjesë e pashmangshme e memories për liri e shtetndërtim

21 gusht 2026 | 16:20

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, në nëntëvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Peci ka vlerësuar kontributin e Rexhepit për çlirimin e vendit dhe angazhimin e tij politik si kryeministër i Kosovës, kryetar i Mitrovicës dhe ministër i Punëve të Brendshme.

“Sot përkujtojmë Bajram Rexhepin, një ndër kontribuesit më të mëdhenj si kirurg i luftës, i cili iu përkushtua Kosovës politikisht që nga vitet e ’90-ta, fillimisht përmes angazhimit të tij në LDK, ndërsa gjatë luftës i shërbeu UÇK-së si mjek në terren. Në angazhimin e tij politik të pasluftës, ai ishte kryeministri i parë i Kosovës, kryetar i Mitrovicës dhe ministër i Punëve të Brendshme, duke u bërë kështu pashmangshëm pjesë e memories për liri e shtetndërtim”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Asllani nuk do të luajë të shtunën për Hoffenheimin…