Çitaku ngushëllon familjen e policit Altin Kryeziu: Një jetë e re e këputur shumë herët
23 gusht 2026
| 12:10
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Çitaku e ka cilësuar vdekjen e Kryeziut si një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.
“Një jetë e re e këputur shumë herët. Një djalë që kishte zgjedhur t’i shërbente vendit dhe qytetarëve të tij, iku pikërisht duke e kryer detyrën që kishte marrë përsipër me nder”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se në këto momente të dhimbshme, mendimet dhe lutjet e saj janë me familjen Kryeziu.
“Pusho në paqe, Altin. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e njohën”, ka përfunduar Çitaku.



