Elmi Reçica viziton familjen e bashkëluftëtarit Shaban Viça, ia pret flokët mbesës së Bacit të UÇK-së

23 gusht 2026 | 23:26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-luftëtari i lirisë, Elmi Reçica, është mirëpritur nga familja e bashkëluftëtarit dhe mikut të tij, tashmë të ndjerit Shaban Viça – Baci i UÇK-së.

“Është nder dhe kënaqësi e veçantë të jem në familjen e bashkëluftëtarit dhe mikut tim, Shaban Viça – Baci i UÇK-së. Familja e Bacit ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të përhershme”, ka shkruar Reçica.

Gjatë vizitës, Reçica pati edhe një moment të veçantë me mbesën e Shaban Viçës, Lunën e vogël, vajzën e Xhevdetit, së cilës ia preu flokët.

“Me urimin më të mirë që ajo dhe të gjithë fëmijët e Kosovës të rriten të lirë, të sigurt dhe me dinjitet në shtetin tonë të pavarur”, është shprehur Reçica.

Në fund, ai ka përcjellë respektin dhe mirënjohjen e tij për familjen Viça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë ditë kanë kaluar pa asnjë zhvillim të ri nga…