Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin, policia niset drejt vendit të ngjarjes

23 gusht 2026 | 18:42

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Mgull, në Dukagjin.

Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, babë e bir, ndërsa i plagosur ka mbetur L.B.

Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.

Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi L. B.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë,…