Zyrtare: Curtis Jones, lojtar i Interit

23 gusht 2026 | 14:34

Curtis Jones është zyrtarisht futbollist i Interit, duke u larguar nga Liverpooli pas 16 vitesh në klub.

Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031, ndërsa sipas raportimeve të mediave italiane, transferimi ka kushtuar rreth 35 milionë euro.

Curtis Jones është zyrtarisht futbollist i Interit, duke u larguar nga Liverpooli pas 16 vitesh në klub. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031, ndërsa sipas raportimeve të mediave italiane, transferimi ka kushtuar rreth 35 milionë euro.

Jones bëhet kështu anglezi i tretë që transferohet te Interi brenda vetëm tri javësh, pas Djed Spence dhe John Stones. Për Jones, kjo është hera e parë që largohet nga Anglia për të vazhduar karrierën jashtë vendit.

“Pas 16 vitesh, është koha të them lamtumirë”, shkroi Jones në Instagram, duke falënderuar Liverpoolin për mundësinë që i dha të realizonte ëndrrën për të luajtur për klubin e fëmijërisë.

Interi e ka nisur kështu një revolucion të vogël anglez në San Siro, ndërsa tre lojtarë të Kombëtares së Anglisë do të jenë pjesë e skuadrës zikaltër në sezonin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evertoni ka nisur kontaktet me Arsenalin për transferimin e Gabriel…