Deliu-Kodra: Kurti ishte në dijeni për riparimin e vagonëve në Serbi dhe ka heshtur

24 gusht 2026 | 14:18

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të mesazheve nga ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili i ishte drejtuar personalisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dërgimin e vagonëve të Trainkos-it për riparim në Serbi.

Deliu-Kodra ka pretenduar se Kurti ishte informuar për këtë çështje që më 24 maj 2024, por, sipas saj, nuk kishte ndërmarrë veprime.

“Albin Kurti paska qenë i informuar qysh më 24 maj 2024 për kontratën e Trainkos-it për renovimin e vagonëve në Serbi. I paralajmëruar. I informuar. Në dijeni. Dhe ka heshtur. Sot ndëshkohet punëtori që flet, ndërsa askush nuk jep përgjegjësi për ata që e kanë ditur dhe e kanë lejuar”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“DPH Ëmbëltorja Qarshia e Vjetet” Vushtrri shpall të pavlefshme arkën…