Drenica Futsal të martën nis garat preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve

24 gusht 2026 | 12:35

Kampionia e Kosovës në futsall, Drenica Futsal, ka udhëtuar drejt Hungarisë për të marrë pjesë në garat preliminare të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Skenderaj, për herë të parë në histori, do ta përfaqësojë Kosovën në UEFA Futsal Champions League dhe është pjesë e Grupit D të raundit preliminar, që zhvillohet në Budapest.

Ekipi nga Kosova të martën zhvillon duelin e parë, nga ora 16:00, kundër ekipit turk Sakarya Karasu. Të mërkurën, nga ora 16:00, ndeshet me ekipin nga San Marino, SS Murata, ndërsa të premten, nga ora 18:00, përballet me Ujpestin e Hungarisë.

Para nisjes drejt Budapestit, Drenica Futsal ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Në vendin e sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare, nderuam Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Nga Prekazi morëm forcën, frymëzimin dhe përgjegjësinë për ta përfaqësuar me dinjitet klubin, Drenicën dhe Kosovën në arenën evropiane”, ka shkruar klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës,…